“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
09.12.2022
Drejtorë/e të teatrove, regjisorë/e dhe artistë/e u mblodhën më 9 dhjetor, 2022 në punëtorinë “Shkëmbimet Kulturore” për të diskutuar, shkëmbyer ide dhe të ndajnë përvojën e tyre në botën e artit. Kjo punëtori, e drejtuar nga regjisorja dhe drejtoresha ekzekutive e Artpolis, Zana Hoxha dhe Diellza Bezera, menaxhere e projekteve në Artpolis, u realizua në kuadër të Fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Gjatë punëtorisë u diskutuan dhe u dhanë rekomandime të ndryshme mbi praktikat më të mira për teatrot kosovare. U diskutua mbi ndërgjegjësimin, diversitetin, komunikimin dhe ndjeshmërinë kulturore, si dhe ndarjen e praktikave më të mira personale dhe profesionale në shkëmbimet kulturore me qëllim ndërtimi dhe zgjerimi të marrëdhënieve me vendet tjera të rajonit dhe botës.
“Ky aktivitet i shpërndarjes është pjesë e programit shumëvjeçar të punës së On The Move mbështetur nga Bashkimi Evropian”.
Sponsor Gjeneral i Artpolis është Buçaj SH.P.K.