“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
4-7.11.2023, Prizren
Përfundoi edhe pjesa e dytë e Shkollës Pranverore Feministe që u përcoll me vëmendje nga gjenerata e 9-të e grave të reja feministe, nga data 4-7 nëntor 2023.
Kësaj radhe qyteti i bukur i Prizrenit me diversitetin e tij kulturor i mirëpriti aktivistet e reja nga Kosova dhe Serbia në një udhëtim të përbashkët kulturor e feminist.
Temat që u ligjëruan dhe u diskutuan në grup ishin “Bashkëpunimi dhe lëvizja e grave prej viteve të ’90-ta”, “Rimëkëmbja e dinjitetit: Njohja e Statusit të të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale në luftën e fundit në Kosovë”, “Thyerja e stereotipeve: Fuqizimi i grave në media dhe demaskimi i lajmeve të rreme”, dokumentari “Biba May – Jo Më – një rrëfim frymëzues për fuqizimin e vajzave me aftësi të kufizuara”, “Siguria e Integruar: Fuqizimi i Grave për Vetëkujdes, Aktivizëm dhe Reflektim në Veprim”, dhe “Thyerja e barrierave: Sfidimi i roleve gjinore në film”.
Puna në grupe, prezantimet, shfaqjet e filmave, diskutimet, lojërat dhe shëtitjet kulturore ishin aktivitetet që i përmbushën katër ditët e Shkollës Pranverore Feministe.
Aktivistet dhe ligjërueset, të cilat me përvojën e tyre shumëvjeçare në fusha të ndryshme inspiruan dhe motivuan pjesëmarrëset në këtë edicion ishin: Igo Rogova, Lepa Mlađenović, Feride Rushiti, Jeta Xharra, Resmije Rahmani, Yllka Soba dhe Elena Avdija.
Shkolla Pranverore Feministe po ashtu ishte nikoqire e përkrahëseve të këtij aktiviteti, znj. Visare Mujko Nimani nga UNFPA dhe znj. Tamara Smidling nga Fondacioni KtK, të cilat iu drejtuan pjesëmarrëseve me fjalime motivuese.
Pjesa e dytë e Shkollës Pranverore Feministe u organizua nga Qendra për Art e Komunitet – Artpolis dhe Qendra Alternative për Vajza/Krushevc, me përkrahjen e Fondacionit Kvinna till Kvinna, si dhe të UNFPA në kuadër të “Youth 4 Inclusion, Equality & Trust”.