“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
13 prill, 2019 – 15 prill, 2019
Qendra për Art dhe komunitet – Artpolis ishte pjesë e punëtorisë së koalicionit KCR – Kosovo Coalition Reconciliation / Koalicioni Kosovar për Pajtim, e mbajtur në Prizren me datat 13 prill, 2019 – 15 prill, 2019.
Kjo punëtori ka qenë e para, si rrjedhojë e takimeve të rregullta të koalicionit. Në këtë punëtori janë përcaktuar bazat dhe nismat e qëllimit dhe objektivave për të shtyrë përpara proceset dhe implementimin e projektit “Transformimi i përceptimeve konfliktuale nëpërmjet rritjes së angazhimit të shoqërisë civile dhe të komunitetit në Kosovë”.
Koalicioni ka për qëllim të lobojë, avokojë dhe të ndihmojë në marrëdhëniet dhe bashkëjetesën multietnike në Kosovë. Duke e trajtuar të kaluarën dhe duke i përkrahur të gjitha të drejtat njerëzore koalicioni do të kontribuojë në proceset e pajtueshmërisë për të gjitha palët e interesit / komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Dialogu, raportet e hulumtimeve, arti dhe kultura janë disa nga instrumentet që do të përdorën për të implementuar projektin.
“Trajnimi për progamimin e KCR-së duke trajtuar të kaluarën” u financua nga BE në kuadër të projektit “Transformimi i përceptimeve konfliktuale nëpërmjet rritjes së angazhimit të shoqërisë civile dhe të komunitetit në Kosovë”, në partneritet të Artpolis me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë -FDHK, Aktiv dhe Dokumenta.