“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
23.02.2023
Sopranoja Urta Haziraj të enjten mbrëma, më 23 shkurt, ka sjellë para publikut muzikën klasike të periudhave të ndryshme, duke filluar nga klasicizmi, romantizmi, e deri tek ato bashkëkohore.
Koncerti Solistik i saj ka zënë vend në kishën Shën Ndou në Prishtinë, dhe është ndjekur nga më
shumë se 150 persona në audiencë.
Përmes këtij koncerti Urta ka inkurajuar që muzika klasike në Kosovë të ndiqet edhe më shumë, e të ketë shtrirje edhe më të gjerë.
Bashkë me Urtën, në skenë ishin edhe muzicientë e performuesit Visar Kuçi, Milot Mehmeti, dhe Lirika Pula Kasapolli, të cilët sollën pjesë të ndryshme të muzikës klasike, përfshirë këtu edhe “Derkleine Sandmann bin ich” të Engelbert Humperdinckit, L’amerò, sarò constante” të Mozartit apo “I Feel Pretty” nga Leonard Bernstein
Ky koncert u mbështet nga Fondi për Art Feminist i organizatës Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
📷 Enes Sahiti
#artpolis#art#community#feminist#activism#artivism#kcsf#feministfound