Aktivitetet Forum Teatri

Të rinjtë nga Vushtrria shfaqin talentin shumëdimensional

15 Qershor, 2022

15.06.2022

Në Kalanë e Vushtrrisë të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti kanë prezantuar performancën “Shpirtrat Pëshpërisin” më 15 Qershor, 2022.

🎭Një natë e mbushur me energji, entuziazëm e pasion për artin vajza e djem nga Vushtrria interpretuan poezi të ndryshme, monolog, këndim, kitarë e violinë. Derisa nuk munguan edhe artistët e rinj të artit pamor, që prezantuan pikturat e tyre.

🎨🎤Publiku, përveç që pati rastin të argëtohet me një mbrëmje të poezisë dhe këndimit, ishte dëshmitar i talentit të piktoreve/ëve që krijuan piktura gjatë kohës sa ndodhte performancat.
Këta të rinj dhe të reja u trajnuan nga aktori i Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Ismail Kasumi, i cili udhëhoqi edhe programin e performancës “Shpirtrat Pëshpërisin”.

Të rinjtë dhe të rejat që shfaqën talentin e tyre në këtë mbrëmje të bukur ishin: Lejla Nika në këndim dhe violinë, Seladin Begu në kitare, Samira Demiri në këndim, kurse poezitë u interpretuan nga Arlinda Halili, Doruntina Salihu, Dorart Salihu, Haki Haliti dhe Rinesa Buzolli. Piktorët/et e rinj/reja ishin: Alberina Bala, Benita Musliu, Eriona Ademi, Fazile Murati dhe Haki Haliti.

Ky aktivitet u mbështet nga SDC dhe Komuna e Vushtrrisë.


#artpolis #art #community #forumtheatre #sdc

You may also like