Shfaqjet Teatrale

“Top Girls” prezantohet në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit”

8 Dhjetor, 2022

08.12.2022

Shfaqja “Top Girls”, bashkëproduksion i TQP Dodona dhe Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, është prezantuar sërish para publikut në Teatrin Dodona. Këtë herë më 8 dhjetor në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit”, me përkrahjen e Ministrisë së Drejtësisë.

“Top Girls”, me autore Caryl Churchill, dhe regji të Shkurtë Aliut trajton rolet e grave në shoqërinë moderne dhe betejat me të cilat ato përballen për të arritur sukseset në jetën e tyre profesionale, dhe për atë se çfarë do të thotë të jesh grua e suksesshme në shoqëri.

Kjo shfaqje është realizuar në kuadër të projektit “ HumanRightivism ” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – Community Development Fund – CDF, përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina.

Sponsor Gjeneral Buçaj SH.P.K.

#artpolis#union#16DaysOfActivism#SwedishEmbassy#CDF#humanrightivism#theatreperfromance#topgirls

You may also like