Aktivitetet Forum Teatri

Vikendi me trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”

28 Shkurt, 2022

25-27 shkurt, 2022

Tre ditë që sollën mësim, argëtim, dashuri e emocion.

Në datat 25-27 shkurt u mbajt trajnimi “Edukimi i Bazuar në Teatër” me 20 të rinj e të reja nga qytete e komunitete të ndryshme të Kosovës, me trajnerë Lulzim Bucolli dhe Edlir Gashi.

Aftësia për të portretizuar temat sociale në një mënyrë shumë vizuale dhe për të ofruar një kontekst për informacionin e dhënë, identifikohet si një pikë e fortë e Edukimit të Bazuar në Teatër. Kur kombinoni të mësuarit me një përvojë argëtuese dhe të këndshme është dëshmuar se mesazhet kanë më shumë gjasa të kuptohen dhe të mbahen mend.

Duke përdorur teatrin si një mjet mësimi, të rinjtë mund t’i shtojnë qëllim dhe vlerë krijimtarisë së tyre. Puna në këtë mënyrë përmirëson vetëvlerësimin, motivimin dhe arritjet, ndërsa performanca pas-diskutimeve me audiencën ndikon në vetëvlerësimin e të rinjve, promovon të menduarit kritik mbi temat e trajtuara në performancë dhe është një mundësi për të kuptuar shqetësimet e të rinjve nga komunitete të ndryshme.

Vullneti i të rinjve për të mësuar e për të marrë sa më shumë prej këtyre sesioneve bëri që trajnimi të mbyllet me plotë dashuri, energji pozitive dhe miqësi të reja dhe të vlerësohet nga të rinjtë si një eksperiencë e paharruar.

Ky aktivitet organizohet nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF dhe mbështetur nga SIDA.

You may also like