“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
18.09.2021
Drejtorja ekzekutive e Artpolis dhe themeluesja e Festivalit FemArt, Zana Hoxha ka prezantuar para studentëve ndërkombëtarë aktivitetet artistike të organizatës.
Studentë të masterit për të drejta të njeriut dhe demokraci në Vjenë patën rastin t’i parashtrojnë pyetje Hoxhës për Artpolis dhe FemArt, por edhe për jetën kulturore në Kosovë gjatë kësaj ngjarje të mbajtur në Teatrin Oda në Prishtinë.
Gjatë kësaj ligjërate Hoxha tregoi edhe për sfidat e vështirësitë që ka Artpolis si organizatë, veçanërisht për mungesën e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve artistike e kulturore. Derisa pjesë e rëndësishme e ligjërimit ishin edhe sukseset që ka arritur kjo organizatë, që nga çmimet e fituara me shfaqjet teatrore, e në veçanti krijimin e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, që është trupa e parë dhe e vetme e pavarur në Kosovë.
Hoxha me këtë rast ka shpalosur edhe misionin e Artpolis, për edukim të të rinjve/rejave e fuqizim të grave.