Punëtoritë

Ansambli i Artpolis diskuton detajet për krijimin e udhëzuesit për punën në teatër

20 Dhjetor, 2023

17 – 19 Dhjetor 2023, Prizren

Për tre ditë me radhë, 17-19 dhjetor, 2023 Ansambli artistik i Artpolis ka mbajtur trajnimin “Manuali për Trajnimin Edukimi i Bazuar në Teatër” me ç’rast janë finalizuar detajet e fundit për krijimin e udhëzuesit të ri për punën në teatër.

Gjatë këtij trajnimi janë diskutuar përfshirja e ushtrimeve të ndryshme, e metoda të punës që Ansambli i Artpolis do të ndjekë. 

Ky udhëzues do të jetë në shërbim të angazhimit artistik të Artpolis në punën me të rinj dhe të reja në Klubet Teatrore të Artpolis, por edhe në krijimin e shfaqjeve profesionale teatrore.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrës ishin edhe 18 të rinj dhe të reja të Klubeve Teatrore të themeluara në vitet paraprake, të cilët patën rastin të ndajnë përvojat e tyre, se çka kanë mësuar gjatë procesit krijues, dhe cilat kanë qenë sfidat kryesore për ta. Gjithashtu, janë diskutuar edhe planet e ardhshme me Klubet dhe krijimet e reja të shfaqjeve teatrore.

Këta të rinj kanë shprehur vullnetin që të vazhdohet puna me klube me repriza të shfaqjeve aktuale edhe në qytete të tjera të Kosovës, por edhe që të krijohen shfaqje të reja, përfshirë edhe një shfaqje të përbashkët me të gjitha klubet.

Ky aktivitet është përkrahur nga Frieda.

You may also like