Aktivitetet Forum Teatri

Edukimi i bazuar në teatër – Humarightivism

5 Mars, 2020

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” përkrahur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida / Community Development Fund – CDF organizoi trajnimin për Edukimin e Bazuar në Teatër me Bashkëmoshatarë/e për të rinjtë dhe të rejat nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.


Në datat 21 – 23 shkurt, 2020, trajnimi bashkoi te rinj dhe të reja nga komuna të ndryshme të Kosovës për të marrë njohuri mbi teatrin, teknikat teatrale, improvizimi, krijimi i skenave të shkurtëra nga pjesëmarrësit/et, ushtrimet mbi frymarrjen, ndjekjen e ritmit, analizat, etj. Temat që u trajtuan ishin: dhuna në baza gjinore, barazia gjinore, ngacmimet seksuale, diskriminimi,bullizmi dhe influence e rrjeteve sociale.

You may also like