“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Aktivitetet Aktivizëm Projektet
30 Korrik, 2021
Qershor – Korrik 2021
Një iniciativë e re e përkrahur nga Kvinna till Kvinna dhe e implementuar nga Qendra Alternative e Vajzave/ Serbi dhe Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis/ Kosovë, nisi me vajzat të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në Shkollën Pranverore Feministe, në 6 edicionet e fundit, 2014 – 2021.
Përveç vlerësimit të kësaj shkolle, e mbajtur për 6 vite radhazi, qëllimi i këtij projekti ishte të bashkojë sërish këto gra të reja, pjesëmarrëse të Shkollës Pranverore Feministe, të interesuara për të kontribuar në politikat e paqes në rajon dhe krijimin e një dokumenti rekomandimesh, që do të kishin të bënin me pjesëmarrjen e grave të reja nga Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut dhe të negociatave, Kosovë – Sërbi. Vajzat do të japin kontributin e tyre në kulturën e paqes nga një perspektivë gjinore që mbështetë forcimin e demokracisë në Kosovë dhe Serbi dhe ndërtimin e një dialogu përtej kufijve midis grave të reja aktiviste.
Për të arritur një rezultat pak më divers dhe për të marrë pikëpamje ndër më të ndryshmet nga vajzat, u krijuan tre fokus grupe, me temat: 1. Arti dhe aktivizmi; 2. Aksionet politike dhe 3. Teoritë feministe, me të cilat janë zhvilluar takimet online, ku bazuar në pyetjet dhe diskutimet janë nxjerrë propozimet, komentet dhe rekomandimet, me secilin grup.
“Ne nuk jemi ekspertë, por edhe kështu paqja nuk është ekspertizë! Ndoshta disa fuqi janë të pakrahasueshme dhe disa ndikime janë jo proporcionale. Kur flasim për politikë, shpesh na duket se ndryshimi është i pamundur dhe ne jemi të vetmuar. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mos nënvlerësojmë veten, të mos bëhemi pasiv duke besuar në pafuqinë! “ – u shprehën koleget nga Qendra Alternative e Vajzave, gjatë takimeve online.
Pasi përfunduan 6 takime virtuale dhe pas përgjigjeve të pyetësorëve nga ana e pjesëmarrëseve të fokus grupeve, Qendra Alternative e Vajzave/ Serbi dhe Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis/ Kosovë, do të përgatisin një dokument me rezultatet dhe rekomandimet e dalura nga këto takime, për tu dorëzuar tutje tek institucionet relevante dhe përgjegjëse për procesin e dialogut Kosovë / Serbi.