“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Panelet e Diskutimit Raportet e Hulumtimit
28 Prill, 2023
28.04.2023
Më 28 prill, 2023, stafi i Artpolis mbajti Punëtorinë/Diskutimin mbi Draft Raportin Hulumtues “Analizë mbi njohuritë e studentëve dhe stafit akademik për ekzistimin dhe zbatimin e Rregullores së Universitetit të Prishtinës kundër ngacmimit seksual dhe ngacmimit”.
Pjesë e punëtorisë ishin Njomza Llulaku – Prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, Luljeta Plakollu Kasumi – Profesoreshë në Fakultetin Juridik, Drita Hyseni – Zyrtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi dhe Ngacmimi Seksual, Anita Çavdarbasha – Zëvendës Avokate e Popullit, dhe disa studente të Universitetit të Prishtinës. Së bashku diskutuan gjetjet e raportit hulumtues mbi ngacmimin seksual në Universitet të Prishtinës, ndanë perspektivat e tyre dhe vendosën të punojnë drejt krijimit të një qasjeje më gjithëpërfshirëse dhe efektive për trajtimin dhe parandalimin e ngacmimit seksual duke marrë parasysh rekomandimet dhe konkludimet e nxjerra nga hulumtimi, fokus grupi dhe punëtoria.
Kjo punëtori u organizua nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” përkrahur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, implementuar Community Development Fund – CDF.
#artpolis #SwedishEmbassy #CDF #humanrightivism #universitetiiprishtines