Aktivitetet Projektet Punëtoritë

“MULTITON” mbajti takimin e parë të rrjetëzimit

2 Qershor, 2021

02.06.2021

Më 2 qershor në zyret e Artpolisit është mbajtur takimi i parë i 13 organizatave jo-qeveritare, të cilat bashkërisht vendosën të quhen “MULTITON”, që do të thotë shumë zëra. Bashkëpunim ky që përfshihet në kuadër të Fushatës “-50%”.

Artpolis, Single Parent Association (APS), Activism Roots, IQ Consulting, Roma Versitas, Roma in Action (RIA), KVRL Gjakovë, Feminae, Qendra Rinore Gjakovë, Vullnetarët e Qytetit (VEQ), Rinia Aktive e Gjakovës (RAGJ), INJECT dhe YMCA Kosova në këtë takim përpiluan deklaratën e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet, e cila do të publikohet ditëve të ardhshme.

Gjithashtu, në këtë takim këto organizata planifikuan disa aktivitete të përbashkëta, derisa u zotuan se do ta mbështesin njëra-tjetrën në aktivitetet e tyre.

Ky partneritet ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe të ndihmojë veçanërisht në fuqizimin e grave dhe të rinjve/rejave.

Artpolisi përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

You may also like