“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, në mbështetje me Kvinna til Kvinna, organizoi punëtorinë gjithëpërfshirëse për të gjithë etnitë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
“Punëtoria Ndëretnike e Grave të Reja” zgjati tri ditë, 12-14 gusht 2017, ndërsa u udhëheqë nga trajneret Zana Hoxha Krasniqi dhe Sara Šaljić.
Kjo iniciativë kishte synim rritjen e udhëheqjes së grave të reja në pozita vendimmarrëse, avokimin, fuqizimin e grave, ngritjen e kapaciteteve për të ndikuar në nivel lokal dhe ndërkombëtar si dhe për të sjellë ndryshime pozitive.
Pjesëmarrëset në këtë punëtori qenë gjithsej 12 gra të rej nga komuniteti boshnjak, komuniteti rom, komuniteti serb, komuniteti ashkali dhe gra nga komuniteti shqiptar.
Për shumë nga këto pjesëmarrëse ky ka qenë trajnimi i parë që u ka mundësuar të njihen me shumë njohuri dhe informacione mbi rolin e gruas në shoqëri. Më së miri këtë gjë ka arritur të na e dëshmoj Dzenita Shabani nga komuniteti boshnjak. Ajo ka vlerësuar se nga kjo punëtori ka arritur të mësojë shumë gjëra, të krijojë shoqëri dhe të fuqizohet si e re në komunitet.
Takimi mes këtyre grave të reja ka qenë qe mjaftë frytdhënës dhe ka ndikuar pozitivisht në aspektin emocional dhe profesional, duke u bazuar në komentet që këto të fundit u janë përgjigjur.
“Është gjithmonë ndjenjë e mirë kur mblidhesh me disa gra të reja të cilat këmbejnë ide dhe njohuri të ndryshme, mirëpo me të njëjtin qëllim. Duke qenë pjesë e punëtorisë ‘Punëtoria ndëretnike me gratë e reja’ kam marrë njohuri të shumta jo vetëm për veten, por edhe për të gjithë komunitetin, besoj që më vonë do t’i reflektoj. Pra, me anë të kësaj punëtori kam pasur mundësi të filloj hapat e mi si një e re në Kosovë.”, ka potencuar njëra nga pjesëmarrëset e kësaj punëtorie, Lindita Gjokaj.
Aktiviteti ynë arriti të krijojë një hapësirë të sigurtë, partneritet dhe t’i fuziqojë këto gra të reja për t’i shtyrë para idetë e tyre kreative në rolin vendimmarrës. Shumë prej pjesëmarrëseve kanë shprehur gatishmëri për të zhvilluar idetë e tyre, për të fuqizuar rolin e tyre në familje, shoqëri dhe politikat që i rrethojnë, njëherësh kanë shprehur dëshirë që të krijojnë mundësi për t’i involvuar edhe gratë e tjera të komunitetit në idetë e tyre.
Gjithë ky transformim nuk do të ishte i mundur pa pasur një program kualitativ të mirëmenduar nga organizatoret e punëtorisë, të cilat më shumë punë dhe përkushtim, madje duke e inkuadruar edhe forum teatrin arritën të jetësojnë këtë punëtori.