Aktivitetet Punëtoritë

Punëtoria “Ndërtimi i kapaciteteve të OJQ-ve”

26 Maj, 2021

20-22.05.2021

Për tre ditë me radhë Artpolisi ka organizuar në Durrës punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve të OJQ-ve”, në kuadër të projektit “Bashkë-ndërtimi i Lëvizjes Feministe duke sfiduar mentalitetin patriarkal në shoqëri përmes artit dhe kulturës”.

12 përfaqësues të organizatave joqeveritare, të profileve të ndryshme, më 20, 21 dhe 22 maj janë trajnuar për:

• Zhvillimin e kapaciteteve për rrjetëzim
• Planifikimin strategjik
• Monitorim dhe vlerësim

Ishte trajneri Kushtrim Shaipi ai që ligjëroi mbi këto tri tema, duke zhvilluar njëherësh një diskutim proaktiv me pjesëmarrësit gjatë tërë kohës së punëtorisë, por edhe pas saj.

Kjo punëtori shërbeu gjithashtu për rrjetëzimin e këtyre OJQ-ve duke u zotuar në bashkëpunim të ndërsjellë me ç’rast do të konkretizohet me takimin e radhës në Prishtinë.

Artpolisi përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

You may also like