Artpolis

Punëtoria virtuale “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda UP”

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi punëtorinë dy ditore “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë” me datë 09-10 dhjetor, 2020 në bashkëpunim me Universitetin “Isa Boletini” – Mitrovicë

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët/et nga Fakulteti Juridik – Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicës së bashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Emirëjeta Kumnova – Psikologe dhe Ariana Qosaj- Mustafa – PhD ne Shkenca Juridike. Punëtoria për qëllim kishte trajtimin e çështjes së ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.

Temat e diskutuara ishin: Ngacmimi seksual; Definicioni i ngacmimeve seksuale; Identifikimi i sjelljeve ngacmuese; Tipet e sjelleve; Pasojat psikologjike të ngacmimeve seksuale; Ngacmimet seksuale në ambientet akademike; Sfidat në raportim dhe adresimi i tyre; Korniza ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimin seksual; Politikat lidhur me ngacmimin seksual në Universitetet publike; Sfidat dhe mundësitë në adresimin e rasteve të ngacmimit seksual në praktikë.

Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga organizata jo-qeveritare CFD/Zvicër nën kornizën e projektit “NDAL/STOP – Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.

#cfd#artpolis#mesimJOngacmim#ndal#stop#art#community#UP

Foto Galeri

0Shares