Artpolis

Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit – Rahovec

Qendra për zhvillimin e Arteve Artpolis është duke vazhduar me mbajtjen e takimeve informuese dhe konsultative në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit”.
Takimi i radhës është mbajtur sot me datë 24.06.2016 në Rahovec.
.
Pjesëmarrës në takime janë përfaqësues të organizatave jo qeveritare, të institucioneve lokale qeverisëse dhe aktivisteve që merren me çështje të trashëgimisë.

ARTPOLIS mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).

artpolis

0Shares