Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër “Jemi të barabartë”

4 Nëntor, 2021

03.11.2021

Shfaqja forum teatër “Jemi të barabartë”, si thirrje kundër diskriminimit

Më 3 nëntor, 2021 nxënësit e klubit teatror të shkollës “Lidhja e Prizrenit” përçuan mesazhin se të gjithë njerëzit janë të barabartë, e diskriminimi s’ka vend në shoqërinë tonë.

Në ambientin e bukur të Qendrës Rinore të Prizrenit dhe me publik aktiv këta të rinj e të reja prezantuan shfaqjen “Jemi të barabartë”. Ngjarja zhvillohet në shkollë, kur dy vajza nga fshati transferohen në shkollën në qytet, gjë e cila nuk pritet mirë nga dy djem të klasës, të cilët iu shkaktojnë i ngacmojnë që kanë ardhur në këtë shkollë, megjithatë vajzat e tjera të klasës kanë guximin të mbrojnë vajzat nga fshati duke iu kundërvënë dy bullistëve, njëherësh duke iu dhënë vullnet e dashuri vajzave për të vazhduar mësimet në këtë shkollë.

Një temë e tillë e nxiti debat edhe me publikun, të cilët me pyetjet e shumta krijuan një atmosferë të mirë në sallë, e me mesazhe të rëndësishme për fëmijët e të rriturit.

Kjo shfaqje e nxënësve të klubit teatror të shkollës “Lidhja e Prizrenit” u krijua nën mentorimin e aktorit Armend Ballazhi.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

#artpolis #giz #shkollatkampione #forum #teater 

You may also like