Aktivitetet Forum Teatri

Trajnimi i Programit të Forum Teatrit bashkon të rinj e të reja në Durrës

22 Prill, 2022

15 – 18.04.2022

18 vajza e djem nga komuniteti shqiptar dhe serb kanë qenë pjesë e Trajnimi të Programit Forum Teatër të mbajtur më 15-18 prill, 2022 në Durrës/Shqipëri.

Të mentoruar nga artistët Zana Hoxha dhe Edlir Gashi pjesëmarrësit kanë pasur rastin të mësojnë shumë gjëra rreth teatrit, lëvizjeve skenike, gjuhës së trupit, dhe mbi të gjitha të komunikuarit përmes shfaqjeve forum teatër.

Kësaj radhe në Durrës, në një ambient shumë më ndryshe se herave tjera, e me një hapësirë të sigurt për shoqërim dhe krijim të lidhjeve e njohjeve të reja, duke mësuar edhe për kulturën e këtij vendi.  

Pjesëmarrësit arritën të shijojnë edhe plazhin gjatë zhvillimit të aktiviteteve (meditim, trajnim dhe argëtim), duke krijuar një lidhje të ngushtë me natyrën dhe me njëri-tjetrin. Për të thyer barrierat e paragjykimet dhe duke i bërë që të reflektojnë mbi jetën e tyre, ishin në gjendje t’i ndajnë përvojat e tyre me njëri-tjetrin me sinqeritet.

Diversiteti kulturor ishte pikë e rëndësishme e trajnimit, ku pjesëmarrësit u inkurajuan të flasin gjuhën amtare secili, duke ua siguruar përkthimin simultant, dhe në këtë mënyrë të shkëmbenin kulturat, përvojat e përjetimet.

Edhe më të veçantë këtë trajnim e ka bërë diversiteti i grupit të të rinjve/rejave. Ata/Ato ishin të moshave e profesioneve të ndryshme; nxënës/e, student/e, mësimdhënës/e, biznesmen/e, polic/e dhe jurist/e të moshës nga 16-31 vjeç.

Trajnimi arriti fundin me një ceremoni të zbulimit të “mikut sekret” dhe certifikimit të pjesëmarrësve.

Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian në Kosovë përmes projektit “Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe të komunitetit në Kosovë” i zbatuar nga Artpolis dhe OJQ AKTIV si anëtare të Koalicionit të Kosovës për Pajtim (KCR).

#kcr #ngoaktiv #thbe #artpolis #art #community #youth #diversity #training

You may also like