Aktivitetet Punëtoritë

Tumulus, chemin géopoétique – Punëtori e lëvizjeve skenike

18 Nëntor, 2019

29.10.2019 – 30.10.2019, Biblioteka Kombëtare

Tumulus, chemin géopoétique / Tumulus, shteg gjeopoetik quhet trupa e artistëve dhe koreografëve të njohur, nga Franca, e cila në një punëtori dy ditore, në Bibliotekën Kombëtare, gjatë datave 29.10.209-30.10.2019 në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe komunitet – Artpolis, mblodhi aktorë/e profesionistë/e dhe të rinj/reja aktorë/e të ardhshëm, për një ‘udhëtim gjeopoetik’ përmes lëvizjeve skenike të vallëzimit.

Sophie Bocquet, trajnerja interesante e kësaj punëtorie me një entuziazëm të madh ka përcjellur tek pjesëmarrësit/et njohuritë dhe ka ndarë me ta përvojat e saja. Vallëzimi i saj ka një qasje teatrore e cila fokusohet në gjëra “të vogla” modeste mbi të cilat secili person mund ti sjellë dhe bartë, e që në fakt janë të ndritshme dhe të bukura.

Philippe-Ahmed Braschi, Andrea Sitter, Sophie Bocquet ‘tre musketirët’ e trupës “Tumulus, chemin géopoétique” nga Parisi, kanë përshkuar Kosovën duke trajnuar femijtë, të rinjtë e të rejat e të gjitha komuniteteve por edhe të kategorive të ndryshme që jetojnë në Kosovë, përmes një koreografie të veçantë. Prishtina, Mitrovica e Veriut, Peja janë disa nga qytetet ku ata i kanë mbajtur punëtoritë e tyre. Nuk është hera e parë që ata e vizitojnë vendin tonë dhe çdo herë e më shumë e dashurojnë këtë vend.

Kush e di, ndoshta do ti takojmë prapë dhe do të përjetojmë edhe një udhëtim gjeopoetik??

You may also like