Artpolis

Aktivitetet e 20 klubeve teatrore prezantohen në broshurën “ArtEd – Fuqizimi i 20 klubeve teatrore në shkollat kampione”

20.01.2022

Përmes projektit “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim – Fuqizimi i 20 klubeve teatrore në

shkollat kampione” Artpolis ka fuqizuar të rinjtë e të rejat në 20 shkolla kampione në shtatë

Komuna të Kosovës. Përmes kapaciteteve të ngritura Klubet Teatrore janë pavarësuar për të

mbështetur gjeneratat e reja të të rinjve të shkollave, e për të prodhuar art të mirëfilltë. Të drejtat e njeriut dhe mirëqenia e nxënësve janë vënë në pah përmes këtij mësimi jo-formal përderisa në këtë mënyrë janë informuar dhe janë integruar në kërkesat e tyre edhe palët e interesit: donatorët, partnerët, shkollat, prindërit, nxënësit e publiku i gjerë në rrjetet sociale.

Përmes këtyre aktiviteteve joformale Artpolis ka synuar t’iu ofrojë nxënësve një platformë për të shprehur veten, për të nxitur debat, për të rritur vetëdijen, për të zhvilluar mendimin kritik e për t’iu dhënë nxënësve një përvojë të paharruar në të gjitha trajnimet e projektit, duke kulmuar me prezantimet e shfaqjeve forum teatër para publikut.

Në broshurën “ArtEd – Fuqizimi i 20 klubeve teatrore në shkollat kampione u përmblodhën të gjitha aktivitetet e 20 klubeve: Kampi Artistik 4 – ditor në fshatin Kukaj me 20 nxënës dhe 10 artistë profesionistë të trupës artistike rezidente të Artpolis; Punëtoria online për Dramaturgji; Ushtrime dhe prova teatrore e 20 klubet teatrore me 7 artistë profesionistë; Krijimi dhe prezantimi i shfaqjeve forum teatër para publikut; Festivali i Teatrit për të Rinj/Reja- online, dhe shpërblimet e shkollave fituese.

Broshurën mund ta shfletoni në: 

Foto Galeri

0Shares