Artpolis

Në Valbonë mbahet punëtoria “Ngritja e kapaciteteve të artistëve/eve dhe aktivistëve/eve të Artpolis”

29-31.08.2022

Më 29-31 gusht, 2022 në Valbonë është mbajtur punëtoria për ngritjen e kapaciteteve të Trupës Artistike dhe stafit të Artpolis.

Punëtoria u hap me “Adresimin e ngacmimeve seksuale” nga drejtoresha ekzekutive e Artpolis, Zana Hoxha dhe menaxherja e projekteve, Diellza Bezera.

Përveç prezantimit të broshurave, publikimeve dhe arritjeve të deritanishme është diskutuar gjerësisht për hapat që Artpolis do të ndërmarrë në adresimin dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale.

Në këtë punëtori është bërë edhe monitorimi dhe vlerësimi i edicionit të dhjetë të Festivalit FemArt, me ç’rast janë diskutuar sfidat dhe mësimet e nxjerra, ndryshimet që duhet bërë për të rritur edhe më shumë kualitetin e Festivalit dhe ndikimin në shoqëri. Me këtë rast janë përcaktuar edhe datat e reja të edicionit të ardhshëm të Festivalit FemArt, si dhe planet e realizimit të ti

Në ditën e dytë të punëtorisë ka zënë vend diskutimi mbi Strategjinë e re të Artpolis, të cilën e drejtuan trajnerët Shqipe Malushi e Kushtrim Shaipi. Në diskutim me stafin e Artpolis është bërë një reflektim mbi strategjinë e kaluar, e cila përfundon më 2022, si dhe janë propozuar ndryshimet që duhet bërë në strategjinë e re të Artpolis për pesë vitet e ardhshme.
Paralelisht me diskutimet mbi strategjinë e re, në një hapësirë tjetër, Trupa Artistike Rezidente e Artpolis ka bërë përgatitjet muzikore nën drejtimin e kompozitorit Liburn Jupolli.


Punëtoria “Ngritja e kapaciteteve të artistëve/eve dhe aktivistëve/eve të Artpolis” është mbyllur në ditën e tretë nga Trupa Artistike dhe stafi i Artpolis me planifikimin e detajuar të aktiviteteve për pjesën e mbetur të vitit 2022.

0Shares